(06-12-09) ASEMBLENE PUBLIKE ANTIRACISTE - Albanese

Mbas suksesit të  manifestacionit antirazist.

KUNDRA RACISMIT

FILLOJME SFIDEN NE TORINO!

 

Pati një  sukses të madh manifestacioni kombëtar kundra te gjithë  racismeve i datës 17 tetor në Romë promovuar nga mbi 500 shoqata dhe me pjesëmarrjen e gati 200 mijë personave: manifestacioni më i madh kundra politikave raciste të kohëve te fundit.

Që në  fillim ishte e qartë, në qëllimet e shoqatave dhe komiteteve promovues që ky manifestacion nuk ishte pika jonë e mbërritjes por një moment dukshmërie dhe denoncimi kundra politikave raciste të qeverisë Berlusconi dhe atyre të së majtës me ligjin Turco-Napolitano. 

Nga ana tjeter, qartesia e permbajtjes se platformes beri te jete e dallueshme qe ne Itali ekzistojne qindra mijra persona, emigrante dhe italiane te cilet jane te gatshem te permiresojne kushtet e jetes se tyre dhe te luftojne se bashku kunder çdo lloj forme diskriminimi.

Kjo eksperience eshte nje trashegimi njerzore dhe politike e cila nuk duhet te humbasi. 

Comiteti promovues i Torino's, në bazë të këtyre konsideratave dhe sipas platformes kombetare(te cilen e publikojme me poshte), propozon te vazhdojme betejen antiraciste duke u mbledhur ne nje Koordinim qytetar qe te jete i zoti te ndertoje çdo dite mirpritjen dhe solidaritetin ndaj te huajve dhe njekohesisht te vazhdoje luften kundra çdo lloj forme racizmi dhe diskriminimi. 

Une do te jem per te mbrojtur dinjitetin tim dhe per te perligjur te drejtat e mija! 

  • Jo racizmit
  • Legalizim dokumentash per te gjithe
  • Mbajtja e lejes se qendrimit dhe per ata te cilet kane humbur punen
  • Shuajtje te ligjit “pacchetto sicurezza”
  • Pritje e te huajve  dhe te drejta per te gjithe
  • Kundra marrveshjeve dypaleshe dhe shtyarjeve ne det te te huajve
  • Ndarje e lejes se qendrimint nga kontrata e punes
  • Te drejte azili politik per refugjatet
  • Mbyllje e perhershme e Qendrave te Identifikimt dhe Perjashtimit
  • Te njejtat te drejta per qytetaret e huaj dhe italiane
  • Te drejte pune, shendetesie , shkollimi dhe pune per te gjithe
  • Kundra çdo lloj forme discriminimi per personat gay, lezbike, transgjender, biseksuale
  • Perkrah te gjithe puntoreve per mbrojtjen e vendit te punes
  PER NDERTIMIN E NJE KOORDINIMI ANIRACIST

Merr pjese  

TE DJELEN 6 DHJETOR NE OREN 15.00

NE ASEMBLENE PUBLIKE ANTIRACISTE

Café Liber ne Corso Vercelli 2 - Torino